Shpëtohet i mituri në Shëngjin, rrezikoi të mbytej

29/07/2016 00:00

Një i mitur 12 vjeç është shpëtuar ndërsa po mbytej në det. Pushuesit në plazhin e Shëngjinit, panë fëmijën në ujë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa një prej tyre e ka nxjerrë nga uji duke i dhënë ndihmën e parë.

Pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës, fëmija u dërgua në spital pas ndihmës që i dhanë mjekët e qendrës shëndetësore.

“E nisëm pacientin dhe e nisëm për Lezhë, ndërsa gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Vetëm kur mbërritën në spitalin e Lezhës, fëmija nisi të reagonte”, thotë Albana Moli, mjeke.

Fëmija rezultonte i pashoqëruar nga prindërit, ndërsa policia nisi kërkimin për të gjetur se me kë ishte ai në plazh, ndërsa më pas është bërë edhe identifikimi. Pas ndihmës së dhënë, fëmija e kaloi rrezikun.

Top Channel