Real Madrid synon italianin Verratti

29/07/2016 00:00

Pasi humbi garën për Paul Pogba, Reali i Madridit hedh sytë nga italiani i PSG Marco Verratti.

Drejtuesit e klubit francez kanë deklaruar më herët se Verrati është një lojtar i pashitshëm, por deri në fundin e merkatos mund të regjistrohen zhvillime interesante.

Një tjetër emër është edhe ai i mesfushorit të Newcastle, Mousa Sissoko. Francezi i cili falë paraqitjes së tij të mirë në kampionatin europian, zgjoi vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Drejtuesit e klubit anglez kërkojnë 35 milionë euro për futbollistin dhe bisedimet mund të mbyllen më shpejt nga parashikimet në rast se Reali përshpejton ritmin, pasi dhe vetë dëshira e 26-vjeçarit është të largohet nga Newcastle pasi skuadra angleze këtë vit do të luajë në Championship.

Bisedimet vazhdojnë për të dy mesfushorët dhe një gjë është e sigurt, Reali i Madridit nuk do ta mbyllë merkaton vetëm me një transferim, atë të Alvaro Morata-s.

Top Channel