Kinë, tornado uji pas përplasjes së një tajfuni

29/07/2016 00:00

Punonjësi i një marketi peshku në Jiagnsu të Kines ka filmuar me telefonin e tij celular, momentin e ngritjes së një trombe ajri mbi sipërfaqen e liqenit Gaoyou.

Fenomeni tepër i rrallë natyror zgjati për rreth 10 minuta e nuk shkaktoi dëme serioze, ndonëse iu afrua rrezikshëm një rafinerie nafte në zonë.

Tornadot e ujit ngjasojnë shumë me ato të tokës, me ndryshimin që krijohen mbi sipërfaqe ujore, përgjithësisht dete apo oqeane, dhe përbëhen nga ajri e nga uji.

Tromba e filmuar në jugun e provincës Hainan erdhi vetëm një ditë pas përplasjes së një tajfuni mbi këtë rajon.

Top Channel