Justin Bieber refuzoi 5 milionë dollarë?!

29/07/2016 00:00

Justin Bieber së fundmi ka marrë një ofertë të parezistueshme nga Partia Reublikane për të performuar në një event të tyre.

Këngëtarit ju ofruan 5 milionë dollarë vetëm për një natë, dhe Partia Republikane me në krye Donald Trump ka theksuar se 21-vjeçarit do t’i mbulohej çdo shpenzim ekstra për sa i përket sigurisë, transportit apo pajisjeve artistike.

Justin ishte krejtësisht i gatshëm ta pranonte ofertën pasi është me origjinë kanadeze dhe nuk është aspak i përfshirë në politikën e Amerikës. Një arsye tjetër ka të bëjë sigurisht me shumën e cila nuk i është ofruar askujt në industrinë e muzikës deri më tani.

Fatkeqësisht këngëtari i hitit “Love Yourself” u detyrua të refuzojë pasi menaxheri i tij dha dorëheqjen, ndërsa mbështetës të Clinton dolën në deklaratë duke thënë se kjo ofertë është krejtësisht politike pasi paratë do të dilnin nga buxheti i Partisë Republikane.

Top Channel