Aksident në zonën e plazhit në Durrës

29/07/2016 00:00

Një aksident me pasojë vetëm dëme materiale ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës pranë vendit të njohur si “Rrota e Kuqe”.

Në aksident janë përfshirë dy automjetet tip “BMW” dhe “Opel”. Sipas personit që na mundësoi pamjet për “Ti Raporton”, shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Si pasojë, në rrugën ku ka ndodhur aksidenti është krijuar radhë e gjatë me makina deri në momentin që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore.

Top Channel