Rana e Hedhun, gjendet një skelet njerëzor

29/07/2016 00:00

Në një zonë ku po bëhen gërmime në vendin e quajtur Rana e Hedhun, është gjetur një skelet njerëzor i dekompozuar plotësisht.

Policia njoftoi se nga verifikimet nuk u pa asnjë dëmtim i jashtëm, ndërsa gjetjet janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku po bëhen edhe verifikimet.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që bëhet fjalë për një ngjarje që mund të ketë ndodhur rreth 20 vite më parë, kur në atë zonë, pranë bregdetit nuk ka patur as rrugë.

Policia po bën edhe verifikimet e personave të zhdukur në atë periudhë.

Top Channel