Reforma në drejtësi, Meta: Të vazhdojmë në rrugën e nisur

29/07/2016 14:30

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me ambasadoren gjermane Susanne Schutz, foli para mediave për reformën në drejtësi.

Meta deklaroi se “jemi në një proces diskutimesh me kryetarin dhe nënkryetarin e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi” dhe se “këto dy ditë do të jemi më këmbëngulës që të vazhdojmë në rrugën e nisur dhe do të marrim hapat që do të ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave”.

“Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur, me një axhendë të qartë. Çdo gjë do të shkojë sipas afateve kushtetuese”, tha Meta.

Top Channel