Rrëzohet kërkesa e Lulzim Berishës për lirim të parakoshëm

29/07/2016 00:00

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një ditë më parë kërkesën e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, për lirim të parakohshëm nga burgu ku vuan dënimin.

Kërkesa e Berishës, i përfaqësuar nga avokati Mirjan Moçi, është kundërshtuar nga organi i akuzës, që e vlerëson të padrejtë këtë pretendim të të dënuarit, kur i kanë mbetur edhe 6 vite të tjera nga shlyerja e dënimit me 25 vjet burg dhënë nga gjykata.

Pasi ka dëgjuar avokatin mbrojtës dhe prokurorin Kujtim Basha, gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit që do të vazhdojë të vuajë dënimin e tij.

Berisha u arrestua në vitin 2006 në një apartament në Tetovë të Maqedonisë dhe u dënua nga drejtësia shqiptare për organizim grupesh kriminale, trafiqe të paligjshme dhe krime të rënda kundër personit.

Top Channel