Nicole “bëhet e gjallë” nga Greqia

29/07/2016 00:00

U ka munguar për pak kohë mediave rozë për shkak të angazhimeve profesionale, ku së fundmi njoftoi të gjithë fansat për pjesëmarrjen në filmin e animuar të Disney, Moana.

Dhe pas gëzimit të kësaj pjesëmarrjeje, ku Nicole Scherzinger do të jetë zëri i një karakteri, 38-vjeçarja përshëndeti të gjithë ndjekësit e vet nëpër rrjetet sociale me disa foto të nxehta nga një ishull i nxehtë.

Këngëtarja është rikthyer në Mikonos në Greqi, aty ku një vit më parë përjetoi “një romancë” disaditore me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami dhe veç fotove të nxehta, publikoi në Instagram edhe një video 5 sekondëshe ku tregon shkurtimisht talentin në “twerk”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel