Shkarkimi i Mancinit i kushton 14 milionë euro Interit

29/07/2016 00:00

Dashuria mes Interit dhe Mancinit ka kohë që ka mbaruar dhe tani në kampin zikaltër janë duke menduar rrugën më të mirë për të arritur te divorci. Në fakt, ajo që duhet të kuptohet është se prishja e kontratës së njëanshme mes palëve e dëmton rëndë financiarisht skudrën zikaltër.

Nëse Thohir mendon ta shkarkojë trajnerin nga Jesi, së bashku me gjithë stafin e tij, Interi është i detyruar që në 12 muajt e ardhshëm të paguajë 14 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme për financat e zikaltërve, që janë ende me llampë të kuqe në “fair play”-n financiar, duke konsideruar edhe koston që duhet të paguhet për trajnerin e ri dhe stafin e tij.

Emri që sponsorizohet më shumë nga Moratti është ai i brazilianit Leonardo, ndërkohë që të fortë janë edhe zërat për mundësinë e De Boer, i cili është ende i lirë.

Top Channel