Bien në korrent gjatë punës, plagosen dy të rinj

28/07/2016 00:00

Dy persona kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishin duke punuar në çatinë e një lokali në Sektor Hamallaj, Durrës.

Nga informacioni paraprak i shpërndarë nga Policia e Durrësit, shtetasit O.B., 15 vjeç dhe L.Gj., 30-vjeç, që të dy banues në Tiranë, kanë qenë duke vendosur ulluqe në lokalin shtetasit F.H., kur gjatë punimeve kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë 30-vjeçari L.Gj., që ndodhet në reanimacion, ndërsa 15-vjeçari O.B., është shtruar në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se është duke punuar për të bërë zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Top Channel