200 mijë eurot tërheqin karrocën me dhi

28/07/2016 00:00

Kush mendon se Lamborghini-t janë makina luksi, që shërbejnë vetëm për adrenalinë dhe shpejtësi, gabohet.

Në Youtube po merr me shpejtësi klikime një video e hedhur nga Joseph Criniti. Nga pamjet e publikuara prej tij shihen dy të rinj në makinën 200 mijë euroshe, e cila nga pas tërheq një rimorkio të mbushur plot me dhi.

Pas kësaj xhiroje, dhitë mund të mburren se janë tërhequr nga një Lamborghini.

Top Channel