Dopingu vijon, këtë herë në peshëngritjen ndërkombëtare

28/07/2016 00:00

Zbulohen të tjera raste dopingu në edicionet e kaluara të Lojërave Olimpike. Këtë radhë  u zbuluan emrat e 11 peshëngritësve, pjesëmarrës në ‘Londër 2012’ dhe nga rikryerja e testeve  antidoping, nga të cilët, 6 ishin fitues medaljesh.

Ishte Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ajo që publikoi emrat e sportistëve me doping mes të cilëve ishte edhe ai i ruses Nataliya Zabolotnaya, 5 herë kampione e Europës dhe fituese e medaljes së argjendtë në Londër. Po kështu pozitivë në këto teste të reja rezultuan edhe peshëngritësit e tjerë rusë, Aleksandër Ivanov e Svetlana Tzarukaeva, edhe këta fitues të medaljeve të argjendta në Lojërat Olimpikë të 4 viteve më parë

Të tjerë sportistë që e kanë emrin në këtë listë të re të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes janë edhe bjellorusja Kulesha, armenia Kurshudian dhe moldavja Iovu. Kjo Federatë në komunikatën e saj theksoi e të 11 sportistët që kanë rezultuar me doping, janë pezulluar nga aktivitetet për momentin.

Një javë më parë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur se 45 sportistë pjesëmarrës në Pekin 2008 dhe Londër 2012 kishin rezultuar pozitivë në testet antidoping pas rianalizimit të tyre. Në kontrollet e kryrera për Lojërat Olimpike 2012 u morën 138 kampione të sportistëve nga 9 vende të ndryshme, nga të cilat 115 rezultuan pozitivë për përdorim të substancave të ndaluara.

Top Channel