Tepelenë, asgjësohen mbi 10 mijë bimë hashashi

28/07/2016 00:00

Mbi 10 mijë rrënjë hashashi janë asgjësuar nga Policia e Tepelenës në një operacion të ndërmarrë në fshatin Kalivaç.

Bimët narkotike ishin të mbjella në një parcelë të vetme. Policia bëri ndërhyrjen duke i shkulur dhe asgjësuar më pas me anë të djegies pjesën më të madhe të tyre, ndërsa një sasi e vogël u mor në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se po punon për identifikimin e personit apo personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm dhe kapjen e tyre.

Top Channel