Pritet Candreva, Inter rikthehet te Joao Mario

28/07/2016 00:00

Në pritje të marrjes së një përgjigje përfundimtare për të arritur marrëveshjen me mesfushorin Candreva, në kampin zikaltër është rikthyer interesi për portugezin Joao Mario. Në fakt tratativat për kampionin e Evropës i kishin parë më konkretë se të gjitha klubet e tjera zikaltrit, por orët e fundit në lojë është futur edhe kompania Suning, aksionere e Interit.

Klubi portugez i Sportingut refuzoi ofertën prej 35 milionë eurosh të bërë nga Interi, por tani është shfaqur edhe manaxheri i tij që duket se po punon për transferimin në një tjetër kampionat evropian. “Duhet ti vendosim një kohë limit Sportingut. Është një ofertë nga Interi që na pëlqen shumë dhe nuk mund ta lëmë të ikë”.

Ndërkohë Inter duket se ka bindur edhe presidentin Lotito për mesfushorin Candreva, ku do të paguhen 21 milionë euro dhe 4 milionë bonus në rast të kualifikimit për në Champsion League, ndërsa Candreva do të përfitojë 2.7 mln euro në 4 sezone.

Top Channel