Juve-Man.Utd, akord për Pogba, mbyllet telenovela!

28/07/2016 00:00

Telenovelës Pogba duket se po i vjen fundi. Futbollisti francez sezonin e ardhshëm do të luajë për trajnerin Jose Mourinho te Manchester United.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “The Sun” që citon një burim të brendshëm të Juventusit, tashme klubet e kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e futbollistit tnë “Old Trafford” për shifrën e përgjithshme prej 112 milionë Paund.

Ditët e fundit çështja e kalimit të francezit te “Djajtë e Kuq”, ishte paralizuar për shkak të problemeve të krijuara për komisionin prej 20 milionë Paund të agjentit të futbollistit Mino Raiola me Manchester United që në fund duket se ka pranuar ta paguajë atë.

Komisioni i Raiola-s është i përfshirë në vlerën e përgjithshme të transferimit të Pogba te Djajtë e Kuq, që do të thotë se në arkat e Juventusit do të shkojnë 92 milionë Paund.

Top Channel