Situatë e ftohtë te Interi, Mancini ‘ul zërin’!

28/07/2016 00:00

Lajmet nga Amerika konfirmojnë një tension të krijuar me Mancinit dhe shoqërisë zikaltër, por vetë tekniku italian është mundur të zbusë disi situatën.

“Mediat kanë folur për mundësinë e dorëheqjes, unë jo. Nuk kam thënë kurrë që ka tension apo që do të largohem. Unë jam këtu dhe si gjithnjë me punën time dua të përmirësoj Interin. Dhe shpresoj që të njëjtën gjë të bëjnë edhe të tjerët. Nuk kam lidhje me tensionet që fliten në media, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën për fillimin e sezonit. Unë bëj trajnerin dhe Thohir bën presidentin dhe ai mund të thotë ç’të dojë. Për Candreva-n nuk flas, sepse është një futbollist i Lazios”, u shpreh Mancini.

Skuadra zikaltër barazoi 1-1 përballjen miqësore me Estudiantes dhe Mancini u shpreh i kënaqur me lojën.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe mund të bënim edhe 3 gola të tjerë. Më pas patëm një rënie, edhe pse duhet të pranojmë që kemi pak futbollistë”, deklaroi Mancini.

Top Channel