Dua Lipa me një fondacion bamirësie!

28/07/2016 00:00

Tashmë bukuroshja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është krijuesja e një fondacioni bamirës të quajtur “Sunny Hill”, i cili përqendrohet në ndihmën e shoqërisë kosovare në aspekte të ndryshme, veçanërisht në atë të artit dhe kulturës.

Pak orë më parë këngëtarja e hitit “Hotter Than Hell” ka postuar në profilin e saj të ‘Instagram”-it një foto ku reklamon fondacionin e saj dhe në të njëjtën kohë për të falenderuar të gjithë ata që e kanë bërë të mundur krijimin e tij.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në hapjen e “Sunny Hill” dhe në të njëjtën kohë janë marrë me koncertin tim që do të zhvillohet në Prishtinë. Ju siguroj që çdo fitim që do dalë nga ai koncert do të shkojë për bamirësi. Jam shumë e lumtur që të gjithë ju e keni përkrahur këtë inovacion. Ju jeni më të mirët”, shprehet Dua.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel