Arsenali i kujdesshëm, nuk preferon shpenzime të mëdha

28/07/2016 00:00

Arsenali nuk ka ndërmend të hyjë në një garë shpenzimesh marramendëse në merkaton e transferimeve.

Kjo është ajo që ka deklaruar shefi Ekzekutiv i klubit londinez, Ivan Gazidis, i cili theksoi se “topçinjtë” nuk mund t’ia lejojnë vetes që të bëjnë gabime të mëdha.

Në merkaton e kësaj vere, Arsenali siguroi shërbimin e mesfushorit Granit Xhaka, sulmuesit Asano dhe qendërmbrojtësit Rob Holding. E megjithatë kritikat në drejtim të këtij klubi në këtë pikë nuk kanë munguar, sidomos në aspektin e përforcimit të repartit të sulmit

Gazidis mbrojti politikën e ndërmarrë nduke theksuar se ajo që dëshirohet më shumë është të qenit të kujdesshëm, pasi po mendohet për të ardhmen.

“Nuk mund ta përballojmë konkurrencën në lidhje me shpenzimet e mëdha në merkato. Duhet të tregohemi sa më të kujdesshëm dhe përzgjedhës. Nuk do të kishim aspak sukses në këtë lloj gare më rivalët tanë. Nuk mund t’i përballojmë dot gabimet e mëdha që do të mund të bënim në merkaton e transferimeve”, tha Gazidis.

Top Channel