Talenti i PSG i shënon një supergol Realit (VIDEO)
28/07/2016 00:00
Është vetëm 18 vjeç, por në ndeshjet e fundit ndaj Realit të Madridit ka treguar se PSG ka në grupin e saj një futbollist të jashtëzakonshëm.
Jonathan Ikone ishte autor i një goli të jashtëzakonshëm në fitoren 3-1 që francezët arritën ndaj kampionëve të Europës, në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup.
18-vjeçari merr një top thuajse në mesin e fushës dhe më pas me një shpejtësi e klas të lartë kalon gjysmën e ekipit të Realit duke mposhtur në fund edhe portierin.
Top Channel