PSG fiton lehtësisht edhe ndaj Realit (VIDEO)

28/07/2016 00:00

PSG, pasi mposhti 3-1 Interin disa ditë më parë, me të njëjtat shifrat kaloi edhe Realin e Madridit, duke treguar edhe njëherë tjetër se është më para me përgatitjet.

Për t’u ngjitur në vendin e parë në grupin e Amerikës së Veriut ku bëjnë pjesë 10 skuadra kampionët e Francës diktuan ritmin edhe ndaj kampionëve të Europës. Nëse ndaj Interit shkëlqeu Serge Aurier këtë herë ishte një tjetër mbrojtës që spikati, pikërisht belgu i afruar së fundmi nga Club Brugge, Thomas Meunier.

Serinë e golave në fakt e hapi talenti Ikone pa u mbushur ende dy minuta lojë. Me një Real që kishte shumë më tepër mungesa se Parisi formacioni i Emery shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë me Meunier.

Në fundin e këtij fraksioni Marcelo ngushtoi  avantazhin e skuadrës pariziene pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë por vetëm kaq për Realin sepse në Ohajo gjithçka u mbyll me fitoren 3-1 të Paris Saint Germain-it.

Top Channel