Ekstradohet nga Belgjika një i dënuar për drogë

28/07/2016 00:00

Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Belgjika të shtetasit shqiptar Berli Begaj, 24 vjeç, i dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas mësohet se është dënuar me nga Gjykata e Vlorës në vitin maj të vitit 2014 me 4 vjet dhe 3 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 /2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës  me Belgjikën  u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Belgjikë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Top Channel