Thiago-Rafinha, sfidë në kuzhinë (VIDEO)

27/07/2016 00:00

Thiago Alcantara dhe Rafinha nuk e kishin provuar asnjëherë më parë të sfidonin shokët e skuadrës në kushte aspak të favorshme, por në turin amerikan të Bajernit, braktisën për një moment këpucët e futbollit për një tjetër garë.

Dy protagonistët e kampionëve të Bundesligës u përfshinë në të ashtuquajturën beteja e “hamburgerve”, ku nuk munguan batutat që reflektojnë me së miri optimizmin e ekipit para sezonit të ri.

Bajerni po shijon ndërkohë turneun amerikan, të cilin e nisi me suksesin 1-0 ndaj Mançester Sitit.

Yje të formacionit bavarez si Lewandowski, Kingsley Coman dhe ylli i Europianit Euro 2016, Renato Sanches, po shijojnë pushimet e tejzgjatura dhe nuk janë seleksionuar për miqësoret amerikane.

Ndërkohë, mungojnë për shkak të dëmtimeve, holandezi Arjen Robben dhe braziliani Costa.

Top Channel