Blerjet online, qeveria ul me 7 herë kufirin e taksimit

27/07/2016 00:00

Qeveria miratoi një vendim i cili ul me 7 herë kufirin e taksimit për blerjet online nga 150 euro që është aktualisht në vetëm 22 euro.

Kjo do të thotë se për çdo blerje mbi këtë kufi, qytetarët tani do duhet të paguajnë minimalisht një taksë sa 22.4 për qind e vlerës së mallit, si tatim mbi vlerën e shtuar dhe taksë doganore.

Por veç blerjeve, vendimi takson edhe dhuratat që qytetarët marrin nga jashtë, nëse ato kalojnë vlerën 45 euro.

Edhe për dhuratat do të zbatohet e njëjta taksë ashtu si për blerjet online, pra minimalisht 22.4 për qind mbi vlerën e mallit. Sipas qeverise, ky vendim merret për të mbrojtur tregtaret formal nga konkurrenca e pandershme.

Top Channel