Dita e Barcelonës, Gomes e Mascherano protagonistë

27/07/2016 00:00

Kjo e mërkurë mund të quhet si dita e Barcelonës në futbollin spanjoll ku protagonistë u bënë Andre Gomes dhe Mascherano.

Mesfushori portugez, bëri prezantimin e tij si futbollisti më i ri i skuadrës katalanase me të cilën firmosi një kontratë deri në vitin 2021.

Barcelona pranoi t’i paguajë Valencias për kartonin e lojtarit 35 milionë euro, shifër së cilës do t’i bashkohen edhe 20 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve.

Vetë Gomes është shprehur i kënaqur për transferimin e tij te kampionët e Spanjës, duke theksuar se kalimi te katalanasit ishte zgjidhja më e mirë për të për të vijuar karrierën.

Pikërisht ditën e prezantimit të Andre Gomesh, Barcelona zyrtarizoi edhe lajmin për rinovimin e kontratës me argjentinasin Mascherano që javët e fundit ishte vënë edhe në shënjestrën e Juventusit.

Ishte pikërisht Drejtori Sportiv, Albert Soler qe konfirmoi qëndrimin e Mascherano në Barcelonë edhe për 3 sezone, për të shtuar se kontrata e re e futbollistit do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij.

Top Channel