Zjarr në pyjet e Pezës, helikopteri i ushtrisë ndërhyn nga ajri

27/07/2016 00:00

Një zjarr i rënë në mesditë përfshiu një sipërfaqe toke të mbjellë me pisha në zonën e Pezës.

Flakët u përhapen në një hapësirë të konsiderueshme në mënyrë të menjëhershme. Tymi i djegies së pishave dallohet që larg, ndërsa reagimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm, duke bërë që ta vërë atë nën kontroll për të mos u zgjeruar më shumë duke dëmtuar të tjera pemë.

Një helikopter i ushtrisë u kujdes për të mos përparuar më ky zjarr, ndërsa forca të shumta të zjarrfikësve janë duke punuar për shuarjen e vatrës së zjarrit, e cila ndodhet në qendër të këtij pylli. Janë katër ekipe zjarrfikësish që po punojnë për këtë, ndërsa në ndihmë erdhën edhe forcat ushtarake.

Policia, ndërkohë nisi menjëherë hetimet për të parë nëse ky zjarr është i qëllimshëm apo ka rënë nga shkaqe natyrore. Temperaturat gjatë së mërkurës në këtë zonë nuk kanë qenë të larta, ndaj policia ka ngritur dyshimet e saj.

Top Channel