“Vetting”-u, sipas procedurës. Bylykbashi: Ndryshoni sjelljen me opozitën

27/07/2016 00:00

Përpara se të nisnin mosmarrëveshjet për procedurën e miratimit të ligjit të “vetting”-ut, kryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj kishte shpërndarë ftesat për një pritje ceremoniale me rastin e miratimit konsensual të paketës kushtetuese.

Por Partia Demoratike mund të mos bëhet pjesë e kësaj feste. Bylykbashi i ka dërguar një letër kolegut Xhafaj, ku i sugjeron që në vend të shfaqjeve pa mbaruar ende punën, të ndryshojë sjelljen me opozitën, të cilën Bylykbashi e cilëson si arrogante dhe përjashtuese.

Sipas nënkryetarit demokrat të komisionit, opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të të gjithë projektligjeve për reformën, duke nisur nga ligji për “vetting”-un sipas procedurës kushtetuese, që siguron legjitimitetin e reformës.

Top Channel