Inter përgatit takimin me de Boer

27/07/2016 00:00

Nëse Mancini ka shprehur shenja lodhje apo deklaratat e dy ditëve më parë kanë qenë thjesht kërcënime në prag të merkatos, zërat për emrat e pasuesit të tij në pankinën e Interit shtohen çdo ditë. Leonardo qëndron në pole position, por një emër që po merr gjithnjë e më shumë formë është edhe ai i holandezit Frank de Boer.

Sipas asaj që raporton e përditshmja holandeze Telegraaf, de Boer që është një prej të preferuarve të presidentit Thohir është thirrur për një takim në Milano. Lajmin e raportojnë edhe disa media italiane, ndërkohë që vetë 46 vjeçari, por edhe manaxheri i tij Guido Albers nuk kanë dhënë asnjë koment.

De Boer është një nga të preferuarit e Thohir, por më parë ai duhet të bindë edhe pjesën e stafit, të cilët pak ditë më parë deklaruan se në rast të largimit të Mancinit zgjedhja më e mirë do të ishte Leonardo, në pritje të Simeones.

Top Channel