Siri, tjetër shpërthim kamikaz nga ISIS. Humbin jetën 44 kurdë

27/07/2016 00:00

Siri, tjetër shpërthim kamikaz nga ISIS. Humbin jetën 44 kurdë

Shkak i tyre besohet të ketë qenë një kamion-bombë që është hedhur në erë pranë selisë së shërbimeve të sigurisë në qytetin e dominuar prej kurdëve, siç bën të ditur grupi monitorues i luftës civile në Siri, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Edhe këtë sulm në provincën Hassakeh e ka marrë përsipër i ashtuquajturi Shtet Islamik, ngjarje e cila ndodh pranë kufijve me Turqinë, ndërkohë që grupi xhihadist ka ndërmarrë së fundi disa sulme ndaj kurdëve në këtë zonë.

Vitin e kaluar, aleanca e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara por e udhëhequr prej luftëtarëve kurdë, Forcat Demokratike Siriane (SDF) nisën një ofensivë të tyren kundër Shtetit Islamik në Hassakeh.

Pamjet televizive tregojnë skenën makabre të pas shpërthimit të bombave, ku duket qartë shkatërrimi masiv i zonës dhe re të dendura tymi në ajër.

Në median e saj “Amaq”, ISIS ka njoftuar se kamikazi që shpërtheu veten dhe kamionin bombë në qendër të qytetit të kurdëve ishte pjesë e tij. Edhe pse sulmi u raportua fillimisht si një shpërthim i dyfishtë bombash, mësohet se si pasojë e shpërthimit të parë ka pasur edhe shpërthim të një bombole gazi, sipas asaj që bën të ditur “AFP”.

Top Channel