Fanellat më të shitura, Martial mund Messin e Ronaldon

27/07/2016 00:00

Fanella e futbollistit të Manchester United, Anthony Martial është më e shitura. Kjo është ajo që rezulton nga klasifikimi i veçantë i përpiluar nga tablodi britanik “The Sun” sipas të cilit, deri tani janë shitur, plot 2 milionë e 850 mijë fanella që mbajnë emrin e këtij futbollisti.

Në vendin e dytë në këtë klasifikim të “The Sun” qëndron ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi me 2 milionë e 290 mijë fanella të shitura duke lënë pas rivalin e tij të përhershëm Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Realit të Madridit duhet të kënaqet me vendin e tretë në këtë renditje me 1 milionë e 850 mijë fanella të shitura.

Klasifikimi vijon me fanellën e Eden Hazard te Chelsea, shifra e shitjes së të cilës ka arritur në 1 milion e 650 mijë.

Pesëshja e fanellave më të shitura plotësohet nga ajo e Robben i Bajernit të Mynihut, ndërkohë që në këtë klasifikim përfshihen edhe ato Sanchez, Pogba, Coutinhos, Di Marias dhe Hondës.

Top Channel