Veseli takohet me Madeleine Albright, e fton të vizitojë Kosovën

26/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me mikeshën e Kosovës, Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që vazhdon t’i ofrojë vendit.

“Madeleine Albright, një heroinë e kohës sonë. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Veseli në faqen zyrtare në “Facebook”.

Kryeparlamentari kosovar ka bërë të ditur gjithashtu se e ka ftuar zonjën Albright të vizitojë Kosovën, e sigurisht edhe Kuvendin për një adresim të posaçëm.

“E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë një adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej, në gjitha fushat”, ka shkruar më tej Veseli.

Top Channel