“Vetting”-u, ftohen anëtarët e Komisionit. Xhafaj njofton mbledhjen, por pa caktuar orar

26/07/2016 00:00

Ligji për “vetting”-un mund të përplasë mazhorancën dhe opozitën. Këtë herë, debati nuk pritet të fokusohet te përmbajtja, por te procedura për kalimin e ligjit në Parlament.

Anëtarët e komisionit janë njoftuar pasditen e së martës për një mbledhje të Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, për të miratuar ligjin e “vetting”-ut. Në njoftim thuhet se kjo ndodh në përgatitje të seancës plenare që pritet të zhvillohet brenda javës.

Xhafaj ka njoftuar për një mbledhje të mundshme, por pa caktuar një orë të saktë, pasi mbetet në pritje të draftit të rishikuar mbi bazën e ndryshimeve të fundit kushtetuese. “Euralius” po punon për këtë gjë, pasi ky është një draft i hartuar nga ekspertët e “Euralius” dhe Drejtoria e Ligjshmërisë në Bruksel, si dhe nga “OPDAT”-i i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve.

Top Channel kontaktoi më herët me kryetarët e 3 grupeve parlamentare dhe sjell në vazhdim qëndrimet politike për këtë çështje, si dhe arsyen përse kërkohet miratimi i ligjit të “vetting”-ut veçmas 6 të tjerëve.

Duke i paraprirë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë këtij debati, kryeministri Rama bëri disa llogaritje votash dhe paralajmëroi rezistencë në Parlament, kundër miratimit të 7 ligjeve.

Top Channel