Kosovë, familjet Zabërgja dhe Segashi, bashkë në varrimet e fëmijëve të tyre

26/07/2016 00:00

Varrezat e qytetit të Podujevës u mbushën me shumë qytetarë, të cilët shkuan atje për t’i dhënë lamtumirën e fundit 14-vjeçares Armela Segashi.

Ajo mbeti e vrarë të premten e kaluar në një sulm terrorist në Mynih të Gjermanisë. Në atë sulm mbeti i vrarë edhe Dijamant Zabërgja, 21-vjeçari që sot është varrosur në vendlindjen e tij, në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Në Podujevë, në varrimin e Armelës kishte shkuar edhe familja Zabërgja, për t’i qëndruar pranë familjes Segashi. E njëjta gjë ndodhi edhe në varrimin e Dijamantit, ku ishte e pranishme edhe familja Segashi, që u bë në orën 14.

Përveç qytetarëve të shumtë, në varrim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe figura të tjera politike.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel