Qendrat e riedukimit në Australi, dhunë ndaj të miturve

26/07/2016 00:00

Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull kërkoi krijimin e një komisioni hetimor mbretëror pasi një program televiziv investigativ shfaqi dhunën që gardianët ushtrojnë ndaj të miturve në qendrat e riedukimit.

Programi “Four Corners” në televizionin “ABC” shfaqi pamje të adoleshentëve që zhvishen, goditen madje në disa raste dhe sulmohen me gaz lotsjellës.

Ngjarjet zhvillohen në provincën e Australisë dhe prokurorit të përgjithshëm të kësaj zone Elferic ju hoq portofoli për burgjet pas publikimit të skandalit.

Në programin televiziv ngrihet shqetësimi se këto episode dhune nuk janë sporadike por tregojnë një kulturë institucionale abuzimi në qendrat e riedukimit në territorin verior. Kryeministri australian tha se dhuna në këto qendra duhet hetuar pa tjetër, ndërsa shprehu tronditjen e tij pas pamjeve që pa në televizion.

Kryeministri u zotua se do të zbulojë të vërtetën, ndërsa shprehu shqetësim pse hetime të mëparshme nuk kishte gjetur prova për abuzim.

Nga shumë analistë, ngjarja është cilësuar si një version australian i Guantanamos. Ekspertët kanë kërkuar hetim të shpejtë dhe ndëshkim të fajtorëve duke shpjeguar se nëse dikush dhunon shumë më lehtë fëmijët e tij, ata ndëshkohen dhe shteti i heq kujdestarinë. Prandaj s’mund ët tolerohet kjo dhunë në qendra riedukimi që do të zyrtarizonte dhunën ndaj fëmijëve të të tjerëve.

Top Channel