Lojërat Olimpike 2016, angazhohen 85 000 forca sigurie

26/07/2016 00:00

Në Brazil është rritur ndjeshëm angazhimi për ruajtjen e sigurisë për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio De Janeiro nga 5-21 gusht.

Forca ushtarake dhe policore morën kontrollin në rrugët e Rios në ditët e fundit si pjesë e planit për të ruajtur rendin në këtë qytet.

Pritet që 500 mijë persona nga të gjitha vendet e botës të mbërrijnë në Rio për të ndjekur Lojërat Olimpike dhe kjo do të sjellë një rritje të gatishmërisë së  forcave të sigurisë. Sipas autoriteteve të vendit do të angazhohen 85 mijë trupa ushtarake dhe policore për të ruajtur sigurinë në vend gjatë zhvillimit se Lojërave Olimpike.

Kjo masë është ndërmarrë pas ngjarjes së javës së kaluar kur policia braziliane arrestoi 10 persona që dyshoheshin se kishin lidhje me Shtetin Islamik dhe se po planifikonin të kryenin sulme terroriste gjatë këtyre Lojërave.

Top Channel