Futbollisti i Salzburgut luan me fëmijët para “Elbasan Arena”-s

26/07/2016 00:00

Futbollistët e Salzburgut kanë mbërritur të hënën në “Elbasan Arena”, ku mbrëmjen e sotme do të jenë kundërshtar të Partizanit në ndeshjen e vlefshme për fazën eliminatore të Champions League.

Një prej lojtarëve të skuadrës austriake i ka dhuruar disa momente të veçanta disa fëmijëve para stadiumit. Menjëherë sapo ka zbritur nga autobusi, lojtari i Red Bull Salzburgut është bashkuar me fëmijët duke luajtur me ta iu për disa momente përpara “Elbasan Arena”-s.

Mbrëmjen e sotme luhet ndeshja e parë mes dy ekipeve, ndërsa takimi i kthimit në Austri do të zhvillohet më 3 gusht.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel