“Verë dhe portokalle”, spektakli i humorit në Roskovec

25/07/2016 00:00

“Verë dhe portokalle” ka mbërritur në qytetin e Roskovecit. Sheshi i qytetit është mbushur plot me artdashës dhe fansa të spektaklit më të madh të humorit në vend, i cili ka ndezur atmosferën e qytetit.

Aktorët e “Portokallisë” i kanë dhënë një tjetër ngjyrë mbrëmjeve të korrikut për të gjithë qytetarët e Roskovecit, të cilët kanë shijuar çdo moment të spektaklit. Vetë aktorët thonë se janë ndjerë mjaft mirë në Roskovec dhe janë pritur shumë ngrohtë nga publiku.

Atmosfera e krijuar në shesh ka zgjatur deri pas mesnate dhe spektatorët kanë shijuar çdo moment. Spektakli “Verë dhe portokalle” vijon turin e tij në qytete të tjera të vendit duke sjellë të qeshura dhe hare kudo që shkon.

Top Channel