Reagon spitali Amerikan, mjekja tregon çfarë ndodhi pas shpërthimit të zjarrit

25/07/2016 00:00

Spitali Amerikan ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e brendshme të tij ditën e hënë, ku dy paciente humbën jetën, pas një zjarri të fuqishëm që dyshohet se u shkaktua me dashje pas një konflikti mes 2 pacientëve të tjerë.

“Siç do të shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamerat, brenda 3 minutash i gjithë stafi ka nxjerrë jashtë të gjithë pacientët e dializës. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme. Kur kanë ardhur forcat e policisë, zjarrfikësja, e gjithë situata ka qenë nën kontroll nga stafi prezent.

Ngjarje të tilla janë të paparashikueshme dhe nuk mund të parandalohen për shkak se pacientët kanë sendet e tyre personale dhe është e drejta e tyre. Nenuk mund të shkelim të drejtat e pacientit për të kontrolluar sendet e vetjake. Pacienti ka pasur një bidon që supozohej të ishte me ujë dhe ne nuk mund ta kontrollonim”, është shprehur një mjeke nga spitali Amerikan.

Top Channel