Enca, këngëtarja ekstravagante, me anë të postimit të një fotoje në profilin e saj në “Instagram” na ka informuar mbi publikimin e albumit të saj të parë, i cili pritet të vijë këtë vit.

Ajo gjithashtu ka shkruar se kënga e fundit do të jetë ajo që do t’i pëlqejë më shumë fansave.

Për sa i përket titullit të albumit, e intervistuar pak kohe me parë nga “Select”, këngëtarja është shprehur se mendonte ta quante “Self Made” dhe duket se nuk ka ndryshuar mendje pasi sërish në përshkrimin e fotos shohim një “hashtag” me këto fjalë.

Top Channel