Fituesin e konkursit të sozisë së Ernest Hemingway e përshëndetën me duartrokitje frekuentuesit e një bari në Key West të Floridës, ku gara zhvillohet çdo vit.

Më shumë se 135 burra mjekërbardhë u ndeshën për trofenë, por në fund, ai që e çoi në shtëpi ishte një person që rastisi të ndante të njëjtin mbiemër me shkrimtarin e madh.

“Epo sikur ishte koha që Hemingway të triumfonte në konkursin se kush i ngjan më shumë Hemingwayt”, i tha jurisë fituesi i quajtur Dave Hemingway.

Për 65-vjeçarin nga Karolina e Veriut, kjo ishte e shtata herë që merrte pjesë në konkurrim.

“Edhe pse kjo pulovra është shumë e nxehtë, e mbajta se ishte pjesë e strategjisë sime për të fituar këtë vit dhe ja, funksionoi për bukuri! Kam shumë të përbashkëta me shkrimtarin, më pëlqen peshku, më pëlqen të pi, me pëlqejnë gratë dhe dua thjesht t’ia kaloj mirë”, tha Dave Hemingway, fitues.

Konkursi zhvillohet në barin “Sloppy Joe’s”, ku Ernest Hemingway qëndronte shpesh në vitet 1930. Në mesin e turmës së mbledhur për të ndjekur garën e veçantë ishte dhe kuzhinierja e njohur Paula Deen, bashkëshorti i së cilës ka qenë në mesin e konkurrentëve.

Top Channel