Klasifikimi i hoteleve, yjet vendosen ende nga pronarët pa standarde

25/07/2016 00:00

Edhe këtë vit, hotelet shqiptare nuk u certifikuan sipas yjeve, një standand elementar ky në fushën e turizmit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit po punon për hartimin e legjislacionit, por afati më i afërt mund të jetë shtatori. Nga ana tjetër, Shoqata shqiptare e Hotelerisë kërkon certifikimin sipas standardeve ndërkombëtare, pasi vetëm në këtë mënyrë klienti është i sigurtë për zgjedhjen.

Aktualisht në Shqipëri, vendosja e yjeve bëhet sipas dëshirës së pronarëve të hoteleve, e vetëm një pjesë e vogël përmbushin kushtet për standardin që pretendojnë. Kjo e dëmton industrinë turistike dhe nuk krijon mundësi, që turistët të rikthehen në të ardhmen.

Top Channel