Vlahutin: Jo më justifikime, reforma s’ka kthim mbrapa

25/07/2016 00:00

Pas tragjedisë se Mynihut, në Gjermani shtohen zërat që kërkojnë masa parandaluese. Kultura e dhunës zhvillohet në rastet kur parandalimi nuk ekziston thonë për DË ekspertë si studiuesi i menaxhimit të konflikteve, Andreas Zick.

“Një rëndësie kyçe sipas tij mbetet rritja e sensibilizimit të shoqërisë ndaj të rinjve në gjendje krize. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen, se si është e mundur që njerëzit radikalizohen për shkak të krizave psikologjike, kërkimit të kuptimit të jetës apo kur janë nën ndikimin e dhunës, deri ne atë pikë sa të jenë të aftë për veprime të tilla”, shprehet ai duke iu referuar vrasjes se 9 personave te premten.

Kategoria e konsideruar si më e prekura nga ky rrezik është ajo e rinisë, së cilës i nevojitet më shumë integrimi në shoqëri. Kjo e fundit, vazhdojnë studiuesit, duhet të jetë në të njëjtën kohë e përgatitur për të reaguar ndaj dhunës dhe terrorit, ndërsa lipset të bëhet dallimi mes akteve të terrorit dhe atyre të amokut.

Rreth 4 milionë vetë në Gjermani vuajnë aktualisht nga depresioni dhe janë nën trajtim, por nuk ka të dhëna se këta persona kryejnë akte dhune më shpesh se të tjerët.

Sipas ministrit bavarez të Kulturës, Ludwig Spaenle nga ky moment në shkollat e viktimave të amokut, do të ofrohen ekipe ndërmjetësimi, ku do të përfshihen dhe psikologë. 

Top Channel