Bilardo, turne europian deri më 16 gusht në Tiranë

25/07/2016 00:00

Federata Shqiptare e Bilardos, në bashkëpunim me Federatën Europiane të Bilardos, duke nisur nga e diela e djeshme kanë filluar në Tiranë një nga aktivitetet më të rëndësishme në sportin e bilardos në rang europian.

Ky aktivitet do të zgjasë deri më 16 gusht dhe konsiderohet një ngjarje shumë e rëndësishme për Federatën tonë të Bilardos, e cila për herë të parë ka mundur që të organizojë një aktivitet të këtyre përmasave në Shqipëri.

Në ditën e parë janë zhvilluar disa përballje në këtë sport, i cili edhe pse konsiderohet më tepër mashkullor, në këtë kampionat nuk mungojnë as femrat.

Top Channel