Miranda Kerr është gati për hapin e madh…të dytin. Supermodelja ka pranuar propozimin për martesë të themeluesit të Snapchat dhe nga Santa Monica e Kalifornisë shpalosi plot krenari unazën e fejesës.

Nuk ishte vetëm unaza që Miranda shpalosi plot krenari. Si gjithmonë 33-vjeçarja ka treguar edhe linjat e veta prej supermodeleje.

Miranda dhe Evan Spiegel, 26 vjeç, janë në romancë me njëri-tjetrin që prej një viti dhe nëse kjo romancë do të kurorëzohet me martesë, kjo do të ishte e dyta për bukuroshen, pas asaj me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ishte e martuar nga viti 2010 deri në 2013.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel