Ëndrra e Aubameyang: Largohem nga Dortmundi vetëm për Realin

25/07/2016 00:00

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka fshehur në asnjë moment se ëndrra e tij është që të luajë te Reali i Madridit.

Sulmuesi nga Gaboni, autor i 40 golave sezonin e kaluar me fanellën e Borussia Dortmund, e ka konfirmuar këtë në një intervistë të dhënë për televizionin gjerman “ZDF”.

“I vetmi klub që mund të më largojë nga Borussia e Dortmundit është Reali i Madridit. Por ky nuk është momenti i duhur për këtë lëvizje”, ishte deklarata e Aubameyang në median gjermane.

Kohët e fundit, për Aubameyang ka shfaqur interes edhe Atletico Madrid, por sulmuesi u kërkoi drejtuesve të kësaj skuadre një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon.

Top Channel