Rusët mbërrijnë në Rio pas vendimit të IOC për mosdënimin kolektiv

25/07/2016 00:00

Delegacioni i sportistëve rusë mbërriti në Rio de Janeiro për Lojërat Olimpike, e kjo ndodhi menjëherë pas vendimit të IOC-së për të mos aplikuar përjashtimin kolektiv të sportistëve të këtij vendi, duke ia lënë atë në dorë të federatave respektive.

Përpara pak ditësh, në një raport të WADA-s theksohej se, dopingu në Rusi favorizohej edhe nga shteti, ndërkohë që ky institucion, së bashku me 14 agjenci të tjera antidoping kërkuan përjashtimin e sportistëve rusë të të gjitha disiplinave nga “Rio 2016”.

Por presidenti Tomas Bach deklaroi se vendimi u mor duke u bazuar te parimi i Kartës Olimpike, që mbron sportistët e pastër dhe integritetin e sportit. Ai shtoi gjithashtu se, ata që do të garojnë në këto Lojëra Olimpike do t’u nënshtrohen kontrolleve të rrepta antidoping.

“Nuk e kemi pasur kurrë problemin e dopingut. Jam në këtë rol prej 30 vitesh dhe asnjëherë nuk kemi pasur raste me doping. Nuk mund t’i imagjinoj Lojërat Olimpike pa Rusinë”, tha trajneri i skuadrës së gjimnastikës së Rusisë, Andrej Rodionenki.

Top Channel