Veseli, në ceremoninë e nominimit të Clintonit për presidente

25/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherazi kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të demokratëve amerikanë, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, aty ku zonja Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht si kandidate për presidente të Amerikës.

Gjatë qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, si dhe personalitete të tjera nga bota.

Top Channel