Ju kujtohet Arshavin? Ja çfarë goli shënon në Kazakistan

24/07/2016 00:00

Andrey Arshavin është në moshën 35 vjeçar, por ende nuk është larguar nga futbolli profesionist, teksa aktivizohet me Kairat në kampionatin azer të futbollit.

Ish-ylli i Arsenalit ka realizuar një gol spektakolar për ekipin e tij në fitoren 3-1 ndaj Taraz. Rusi shënoi golin e dytë në këtë takim, i cili për nga mënyra e ekzekutimit, tregon që ky lojtar ende nuk e ka humbur klasin e tij.

Andrey Arshavin luajti edhe ndaj Teutës në ndeshjen e vlefshme për fazën eliminatore të Europa League, ku Kairat fitoi në Shqipëri 1-0 dhe autor i golit ishte pikërisht lojtari rus. Teuta edhe në ndeshjen e dytë në Kazakistan u mund 5-0, por në këtë takim Arshavin nuk shënoi.

Top Channel