Rusia, jo dënim kolektiv. Vendimi në dorë të federatave

24/07/2016 00:00

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të mos marrë një vendim kolektiv pezullimi për skuadrën olimpike të Rusisë për Olimpiadën e Rios.

Skandali i pa precedent i dopingut e ka vënë prej kohësh nën shënjestër Rusinë dhe sportin e saj nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Agjencia Botërore e Dopingut.

Vendimi më i fundit i Komitetit Olimpik ka qenë që të lë në dorë të federatave respektive çështjen e pjesëmarrjes apo jo të sportistëve rusë.

Skandali i dopingut në Rusi ka patur dhe një mbështetje të qeverisë ruse e si rrjedhojë ka përmasa shumë më të mëdha se sa rastet e mëparshme të historisë së dopingut në sporte të ndryshme.

Në shënjestër të CIO-s dhe VADA-s tashmë janë edhe Lojërat Olimpike Dimërore që janë zhvilluar në Soçi të Rusisë në vitin 2014.

Top Channel