Bombardime nga ajri, deti dhe nën ujë për të fundosur anijen

24/07/2016 00:00

Flota amerikane ka zhvilluar një stërvitje të përbashkët me forcat kanadeze, australiane dhe të Koresë së Jugut në det të hapur. Një nga objektivat e kësaj stërvitje ishte edhe shkatërrimi i një anije të vjetër, e cila 3 vite më parë kishte dal jashtë funksioni.

Megjithatë, nuk ka rezultuar një ushtrim i lehtë. Anija është bombarduar nga ajri, nga deti por edhe nën ujë nga një nëndetëse, por që ajo të fundosej janë dashur plotë 12 orë. Autoritetet amerikane kanë publikuar edhe një video nga bombardimet që i janë bërë anijes.

“Ishte një ngjarje e madhe për të gjitha njësitë që morën pjesë në këtë stërvitje të përbashkët. Është tepër e rrallë që forcat tona të përballen me një situatë të tillë, duke bombarduar një anije të vërtetë. Mësuam shumë nga kjo situatë”, u shpreh një gjeneral kanadez pas stërvitjes.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel